Apeli i Agim Bahtirit për aksionin në Veri

10:03 | 28 Maj 2019
A Z

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka apeluar qytetarët që të ruajn qetësinë dhe të kenë përkrahje për Policinë e Kosovës. Sipas Bahtirit, gjyqësia do ta japë fjalën përfundimtare për ta vënë drejtësinë në vend.

“Mbështes aksionin e Policisë në Veri .

Apeloj te të gjithë qytetarët e pjesës së veriut që të rrijnë të qetë dhe mos ta konsiderojnë këtë aksion si kundër tyre, pasi është aksion vetëm kundër njerëzve që merren me krim të organizuar, duke përfshirë serbë dhe shqiptarë.

I ftoj gjithë banorët e pjesës së veriut që t’i japin mbështetje policisë së Kosovës, sepse është në interesin e tyre që njëherë e përgjithmonë të zbatohen ligjet e Republikës së Kosovës, që janë më të favorshmet për minoritete në Evropë.

Prandaj, edhe njëherë kërkoj qetësi dhe përkrahje për Policinë e Kosovës që po bën një punë të mrekullueshme. Perkrahja e aksionit është në vet interesin e qytetarëve të veriut.

Në fund gjyqësia do ta japë fjalën përfundimtare për ta vënë drejtësinë në vend. Edhe njëherë po them se Policia e Kosovës është në shërbim të të gjithë qytetarëve pavarësisht nacionalitetit, e sidomos në pjesën veriore që është duke e respektuar shumë minoritetin serb” shkruan Bahtiri në apelin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme