Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka deklaruar se Policia e Kosovës po kryen një operacion në Kosovën veriore për të arrestuar qytetarë të Kosovës duke përfshire Policë të cilët janë pjesë e një rrjeti që ka qenë thellësisht i përfshirë në kontrabandë, ryshfet, keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe aktivitete të tjera të krimit të organizuar.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij facebook ka shkruar se, Ky operacion ka qenë i përgatitur që disa muaj dhe është pjesë e përpjekjeve më të mëdha që Kosova po ndërmerr për të forcuar rendin dhe sundimin e ligjit në të gjithë vendin.
Gjithashtu Pacolli iu bënë thirrje Serbisë të mos abuzojë politikisht me një operacion të thjeshtë të policisë.
Duke thënë se i dënon thirrjet e qeverisë serbe që madje e kanë thirur ushtrinë të jetë e gatshme për shkak të një operacioni të thjeshtë policor kundër rrjeteve të krimit të organizuar./Arbresh.info/
Ja postimi i plotë
“Policia e Kosovës po kryen një operacion në Kosovën veriore për të arrestuar qytetarë të Kosovës duke përfshire Policë të cilët janë pjesë e një rrjeti që ka qenë thellësisht i përfshirë në kontrabandë, ryshfet, keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe aktivitete të tjera të krimit të organizuar.
Ky operacion ka qenë i pergaditur që disa muaj dhe është pjesë e përpjekjeve më të mëdha që Kosova po ndërmerr për të forcuar rendin dhe sundimin e ligjit në të gjithë vendin. Ne kemi parë operacione të ngjashme në ditët e fundit në pjesë të tjera të Kosovës.
Kosova dëshiron të tregojë vullnetin e saj për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe ne i bëjmë thirrje të gjithëve për të mbështetur veprime të tilla.
Unë i bëj thirrje Serbisë të mos abuzojë politikisht me një operacion të thjeshtë të policisë. Iu bëj thirrje atyre të mbështesin luftën kundër krimit të organizuar dhe të mos kundërshtojnë atë. Ajo që ka rëndësi është mirëqenia e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe qeveria e Kosovës garanton që kjo është me interes të lartë.
Unë i dënoj thirrjet e qeverisë serbe që madje e kanë thirur ushtrinë të jetë e gatshme për shkak të një operacioni të thjeshtë policor kundër rrjeteve të krimit të organizuar”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info/
Xheneta-Gjestit: ‘O Naim Frashër’ mos më thuaj poezi e vjers...
Sylvinho publikon listën/ Ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën, k...
Vrasja e 37-vjeçarit në Gjilan, policia kontrollon disa lagj...
KFOR-i parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në Zu...
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për fajde
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...