Seanca në Parlamentin e Serbisë ku është diskutuar për Kosovën (pas një periudhe shumëvjeçare) pritet të vazhdojë edhe sot.
Gjatë ditës së sotme, Presidenti serb, Aleksanar Vuçiq, ka thënë se Serbia duhet ta pranojë faktin se e ka humbur kontrollin mbi Kosovën, shkruan Reuters. “Ne duhet ta pranojmë se jemi mundur. E kemi humbur territorin”, ka thënë Vuçiq gjatë seancës së posaçme kushtuar Kosovës.
“Unë zgjodha që të mos vazhdojë me gënjeshtra dhe mashtrime. U kam thënë të gjithëve: Nuk ka autoritet serb në Kosovë; përveç në spitale dhe shkolla”. “Ne nuk e kemi sot Kosovën ashtu siç dëshironim ta kishim, por nuk e humbëm atë siç e dëshironin të tjerët”.
Në fund të debatit të sotëm, Vuçiq tha se erdhi në Kuvend për shkak se e ftuan me ç’rast kërkoi që të flasë në përputhje me Rregulloren e Punës. Ndërsa, opozita ka vazhduar bojkotimin edhe për këtë seancë.
Kryeparlamentarja, Maja Gojkoviq, ka njoftuar se seanca për diskutimin rreth Kosovës do të vazhdojë nesër duke filluar nga ora 10:00.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation