Diplomati Sabri Kiçmari, duke folur edhe nga përvoja e tij në shërbimin diplomatik për 5 vjet në Austri e për 5 të tjera në Australi, ka thënë se nuk ka situatë më të komplikuar për një ambasador se sa kur kryeministri dhe presidenti kanë qëndrime të kundërta për një çështje të caktuar.
“Fatkeqësisht te ne i kanë ende ashtu. Është një foshnjëri politike”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Ai ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme duhet që në baza ditore dhe javore të informojë ambasadorët për qëndrimet zyrtare të Kosovës, si dhe t’u japë atyre instruksione.
E duke folur për deklarimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, që në një tubim në Prishtinë u tha ambasadorëve të Kosovës se janë qyqarë, Kiçmari tha se ky “është jo vetëm ofendim por edhe e dëmshme për shtetin”.
Ai ka shtruar dilemën se si pret që ta trajtojnë në shtetin mikpritës një ambasador kur shteti i tij e cilëson qyqar.
“Nëse kryeministri i një vendi do ta thoshte në vendin ku unë do të shërbeja ambasadorëve të vet qyqar, unë do të mbaja shënime. Kështu bëjnë edhe të tjerët, dhe si do të presë në një takim një zyrtar i vendit mikpritës kur ai e ka informatën se për kryeministrin e vendit tënd je një qyqar”, ka thënë Kiçmari.
Duke komentuar veprimin e kryeministrit Haradinaj në Berlin, që u tha punonjësve të ambasadës atje se duhet të punojnë, Kiçmari tha se “ishte një veprim populist, i drejtuar për qytetarët e Kosovës”.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”