Wikipedia e ka paditur Turqinë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut rreth ndalimit të kësaj faqe në Turqi.
Fondacioni Wikipedia, një organizatë joprofitabile që udhëheq Wikipedian , ka thënë se ka kërkuar nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut që të e bindë Turqinë që të e largojë ndalimin e kësaj faqe.
Qeveria turke ka ndaluar Wikipedia në vitin 2017 teksa po bënte një fushatë përmbi disidentët.
Fondacioni tregon që është munduar më herët që të largojë bllokadën duke ndërmarrë veprime ligjore në gjykata turke.
“Wikipedia është një burim global që çdokush mund të marrë pjesë në të”, tha drejtoresha ekzekutive e fondacionit, Katherine Maher.
Fondacioni thotë se ndalimi i Wikipedias thyen rregullat fundamentale, duke përfshirë lirinë e shprehjes./Express/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...