Politikani gjerman: Gjermania duhet ta konsiderojë tërheqjen e njohjes së Kosovës

18:39 | 27 Maj 2019
L G

Deputeti i AFD në Parlamentin e Berlinit, Gunnar Lindeman ka shkruar se Gjermania duhet të konsiderojë tërheqjen e njohjes ndaj shtetit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Përmes një postimi në Facebook, Lindeman ka shkruar se Kosova është një fortesë e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor e ku 140 kisha janë shkatërruar.

“Gjermania si shumica e vendeve të Bashkimit Evropian ka njohur Kosovën në vitin 2008”, ka shkruar ai tutje.

“Njohja duhet të rishqyrtohet duke pasur në konsideratë gjendjen e ekonomisë, nëse qeveria federale është e interesuar për një situatë të qëndrueshme në Evropë”, shkroi Lindemann.

“Do të ishte mirë nëse qeveria federale do të konsideronte vendimin e atëhershëm”, përfundon shkrimi.

https://www.facebook.com/afdlindemann/photos/a.702825306526154/1502456163229727/?type=3&theater

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme