Hamiti: Punët nuk janë mirë, Kosovës i duhet një Qeveri e re

18:36 | 27 Maj 2019
Arbresh.info

Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, ka thënë se punët në Kosovë nuk po shkojnë mirë dhe se kjo po ndodhë për shkak të qeverisjes aktuale.

Hamiti ka thënë se sa më shpejt të ndodhë vetedijësimi për këtë fakt do të ishte më mirë për venedin. Ai ka folur për nismën për mocion të rrëzimit të Qeverisë.

“Ka pasur një iniciativë që në vjeshtë dhe është parë që atëherë që nuk ka një frymë të fuqishme që do ta çonte procesin deri në fund. Ndoshta për faktin që deputetët nuk kanë qenë të interesuar që ta përfundojnë mandatin e vet pa u mbushur dy vjet, sepse pot ë mos mbushen dy vjet të mandatit të tyre nuk iu njihet si një madat. Kështu që kjo është një arsye. Tjetra është, duhet të krijohet një masë kritike, të themi edhe e përfaqësuesve për ta shtyrë këtë punë dhe për ta parë që këtu punët janë keq. Për të bërë një qeverisje të re, unë mendoj që pasi në qershor, pak a shumë po bëhen dy vjet të ekzistencës së këtij parlamenti, besoj se mundësia për ta bërë këtë është më e madhe. Mirëpo, për ta bërë këtë duhet të ketë një vetëdijësim më të madh të njerëzve nga të gjitha formacionet politike, duke përfshirë edhe nga ato që janë aktualisht në qeverisje”, ka theksuar Hamiti për RTK.

“Punët nuk po shkojnë mirë dhe arsyeja pse nuk po shkojnë mirë është për shkak të kësaj qeverisje. Ky vetëdijësim do të ishte më mirë të ndodhë më shpejt”, tha Hamiti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme