Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka reaguar pas ultimatumit të Serbisë e Bosnjë e Hercegovinës që Kosova të heqë taksën deri më 1 korrik.
Shala në një postim në Facebook, ka thënë se secili veprim që mund të merret nga Serbia e Bosnja e Hercegovina kundrejt ekonomisë së Kosovës është asgjë më shumë veç se një emërtim i praktikave që janë duke u zbatuar për 19 vjet nga këto dy shtete, përcjell lajmi.net
Ai ka thënë se çdo paralajmërim për masa nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, do ta merr përgjigjen e njëjte edhe atë në kohë rekorde nga Qeveria e Kosovës.
Ky është postimi i plotë:
Secili veprim që mund të merret nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kundrejt ekonomisë së Republikës së Kosovës është asgjë më shumë veq se emërtim i praktikave që janë duke u zbatuar për 19 vjet nga këto dy shteteve.
Çdo paralajmërim për masa nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, do ta merr përgjigjen e njëjte edhe atë në kohë rekorde nga Qeveria e Kosovës.
Kosova tashmë është shtet dhe këtë duhet ta kuptojnë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, dhe këto dy vende më nuk do duhej të tolerohen të përdorin politika të dyfishta.
Luftimi edhe i vet qenies së Republikës së Kosovës ka ndodhur që nga pas lufta nga këto dy shtete, Kosova si shtet do ti përgjigjet secilit veprim të këtyre dy shteteve.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha