Google ADS

Vuçiq thotë se ekzistojnë dy skenarë për Kosovën

17:16 | 27 Maj 2019
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paraqitur sot në Parlament një raport mbi Kosovën.

Para fjalimit, disa anëtarë të Dverit në hyrje të Parlamentit pritën presidentin me thirrjet “Tradhti-tradhti”.

Në sesion morën pjesë edhe kryeministrja Ana Brnabiq, ministrat e Qeverisë së Serbisë, si dhe drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq.

Anëtarët e shumicës qeverisëse dhe disa anëtarë të opozitës morën pjesë në punën e seancës, ndërsa pjesa e opozitës që normalisht bojkoton punën e parlamentit nuk ishte e pranishme as në këtë seancë.

Presidenti Vuçiq duke folur për zgjidhjen e problemit të Kosovës, tha se ekzistojnë dy skenarë: ose situata të jetë normale ose do të ketë konflikt të ngrirë.

“Kjo do të ishte katastrofale”, tha ai, duke shtuar se do të vazhdojë luftën për serbët në Kosovë./Insajderi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme