Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se fronti i Pashtrikut ishte fronti i shpresës dhe besimit për të gjithë luftëtarët e lirisë se dita e fitores po afrohej.
Presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe disa fotografi me uniformë të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (UCK) , ka shkruar se është kthyer në Planejë të Hasit për të kujtuar një prej betejave më të lavdishme të UÇK –së.
“Në Planejë të Hasit, njëzet vjet pas, për të kujtuar një prej betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fronti i Pashtrikut ishte fronti i shpresës dhe besimit për të gjithë luftëtarët e lirisë se dita e fitores po afrohej”, ka shkruar Thaçi, shkruan arbresh.info.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë