Njihet si vend turistik për të katër stinët e vitit.
E Boga nuk është fshat i vizituar vetëm nga kosovarët, turistët e huaj janë në numër të madh që tash e sa vite zgjedhin të pushojnë aty.
Kjo fal investimeve që janë bërë në këtë pjesë. Për rritjen e mëtutjeshme të këtij numri Komuna e Pejës ka vendosur që aty të shtoj edhe një investim, shkruan arbresh.info.
Komuna ka vendosur që të asfaltoj rrugën Stankaj – Bogë. E për këtë janë ndarë plotë 350 mijë euro ose saktësisht 344 mijë e 648 euro. Kështu bëhet e ditur në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Në të njëjtin njoftim thuhet do ët ndërtohet edhe një urë.
“Ky aktivitet ka për qëllim ndërtimin e rrugës dhe urës në Bogë”, thuhet në njoftim.
E koha që është paraparë për përfundimin e këtij ndërtimi është dhjetori i 2020-es.
“Kohëzgjatja e kontratës në muaj, fillimin 02.07.2019 dhe përfundimi 31.12.2020”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...