Kosovës nuk do t’i mungojnë “Dardanët” në Bullgari
Kosova do të udhëtojë pa tifozë drejt Podgoricës më 7 qershor për ta zhvilluar ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020” kundër Malit të Zi.
Kjo për shkak se UEFA i ka dënuar malazezët shkaku i fyerjeve raciste që ua kishin bërë anglezëve dhe ndeshjen ndaj “Dardanëve” do ta zhvillojnë pa praninë e publikut.
Mirëpo, Kosovës nuk do t’i mungojnë tifozët në Bullgari, me të cilën skuadra jonë shtetërore do të luajë vetëm tri ditë më vonë – më 10 qershor.
Biletat për këtë ndeshje vendasit bullgarë i kanë hedhur në treg, ndërsa një numër i tyre tashmë kanë rënë në duart e tifozëve të Kosovës, “Dardanëve”.
Kryetari i grupit të tifozëve “Dardanë”, Lulzim Berisha, ka thënë për Gazetën Express se drejt Bullgarisë do udhëtojnë rreth 50 tifozë në mënyrë të organizuar me një autobus.
Sipas tij, interesimi është shumë më i madh por problemi për t’u pajisur me viza pa mundëson fluks më të madh të “Dardanëve.
“Prej Kosovës drejt Bullgarisë do të udhëtojmë me një autobus. Shkaku i vizave i kemi marrë vetëm 50 bileta. Por, sigurisht se në Bullgari do të udhëtojnë nga Kosova edhe me vetura private. Po ashtu, atje do të vijnë edhe bashkatdhetarë nga Evropa. Besojmë se “Dardanët” tanë do ta japin maksimumin për Kombëtaren tonë. Prej fitore me rezultat 2:0 ndaj Bullgarisë”, deklaroi Berisha për Gazetën Express.
Ndeshja e parë në mes Kosovës dhe Bullgarisë e zhvilluar në Prishtinë u pati mbyllur me rezultat të barabartë, 1:1.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...