Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca, me të cilin ka diskutuar për proceset politike në Kosovë, arritjet e shtetit
të Kosovës në shumë fusha dhe aspiratat në të ardhmen.
Kreu i legjislativit konfirmoi se shteti i Kosovës është i përkushtuar në avancimin e demokracisë së brendshme, zhvillimin ekonomik dhe rrugëtimin euro-atlantik.
Veseli shtoi se Kosova me politikën e vet të fqinjësisë së mirë, kontribuon në stabilitet, paqe, dialog dhe bashkëpunim në rajon.
Kreu i Kuvendit tha në takim se nëpërmjet dialogun me Serbinë, Kosova synon arritjen e marrëveshjes obligative ligjore nga e cila Kosova do të njihet si shtet i pavarur dhe sovran nga shteti serb dhe në të ardhmen e afërt të bëhet anëtare me të drejta
të plota e OKB-së.
Veseli e ka informuar ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së edhe për nismën e tij në kuadër të ballafaqimit me të kaluarën dhe ndëshkimit të krimeve të luftës të bëra nga Serbia.
Me këtë rast, ai ka kërkuar ndihmën e tij, që OKB-ja të marrë në konsideratë peticionin e vitit 2014 që përmban mbi 115 mijë nënshkrime, përmes të cilit kërkohet drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
Po ashtu, Kryeparlamentari Veseli ka theksuar se është e padrejtë mospërfshirja e dhunës seksuale gjatë luftë së Kosovës, në raportet e përvitshme të OKB-së, duke shtuar se pa të vërtetën dhe pa drejtësinë, vështirë se mund të ketë paqe dhe
pajtim.
Ndihmës sekretari gjeneral i OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca, foli për qëllimin e vizitës së tij, i cili ishte prezantimi i punës të
Kombeve të Bashkuara në vend.
Ndihmës sekretari gjeneral i OKB-së dhe Kryeparlamentari po ashtu diskutuan për forcimin e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit në Ballkanin Perëndimor.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/465059444264822/
Rezi pyetet nëse ndihet i lodhur nga loja e tij?
Përplasje me Rovenën, Rezi ia përmend Atilla-n: E bëre shok ...
Agjencia evropiane për klimën: Mund të jetë sërish viti më i...
Limaj: 14 vjet kam kaluar në procese gjyqësore, s’ka qenë e ...
“Plumb në kokë për ty”, kërcënohet me jetë zëvendëskryeminis...
Zelensky: Thirrjet për armëpushim me Rusinë janë të rreziksh...