Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë nënshkruar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave në nivel vendi.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli deklaroi se këtë reformë e kanë pritur gjatë dhe se me këtë po arrihet një qëllim të cilin janë shumë të kënaqur që po e realizojnë.
Sipas Ismajlit gjendja në shëndetësi sidomos në aspektin farmaceutik ka qenë jo fort e mirë dhe se Kosova bashkë me Bjellorusinë kanë qenë të vetmet shtete që nuk e kanë pasur këtë udhëzim e që ka mundesuar keqpërdorimim e buxhetit të shtetit.
“Hera e parë që Kosova bëhet me udhëzim Administrativ që obligon të gjitha barnatoret të kenë çmime të njëjta për barna të njëjta” ka deklaruar Ismaili
Rama prezanton planet për 2025
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...