Google ADS

Amerikanët festojnë Ditën e Përkujtimit

12:04 | 27 Maj 2019
Arbresh.info

Sot është Dita e Përkujtimit, një ditë kur amerikanët reflektojnë mbi sakrificat e atyre që kanë dhënë jetën në shërbimin ushtarak.

Dita e Përkujtimit nderon burrat dhe gratë ushtarakë të Amerikës të cilët kanë humbur jetën e tyre në shërbim të vendit.

Festa mbahet të hënën e fundit të majit, gjatë kohës kur moti bëhet më i ngrohtë dhe shkollat dhe universitetet pezullojnë aktivitetet për pushim veror.

Për amerikanët, fundjava e Ditës së Përkujtimit shënon fillimin jozyrtar të verës. Shumë njerëz marrin pjesë në paradë, shkojnë në plazh ose hanë gatime me miqtë dhe familjen.

Por në thelb, Dita e Përkujtimit është një ditë kur amerikanët reflektojnë mbi sakrificën e atyre që kanë dhënë jetën gjatë shërbimit ushtarak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme