Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Hetimor ne lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala u propozua që të kërkohet mos ndërmarrja e asnjë veprimi lidhur me privatizimin e Telekomit.
Anëtari i këtij komisioni, Bekim Haxhiu tha se kjo kërkesë mund t’i dërgohet përmes një letre drejtuar kryeministrit, shkruan arbresh.info.
“Përmes një letre që mund t’i përcjellim kryeministrit t’i kërkojmë që derisa ne jemi duke hetuar, tentativat që Telekomi të shkoj në falimentim ose privatizim janë përpjekkej për mbulim”, ka thënë ai.
Haxhiu ka shtuar se nisma për privatizim mund të vazhdoj pas përfundimit të punës se Komisionit Hetimor.
“Ne jemi në proces jemi duke hetuar dhe në fund do të japin të gjithë të gjeturat”, ka thënë ai.
E kjo kërkesë është përkrahur edhe nga kryetari i këtij komisioni, Visar Ymeri.
Ai ka shtuar se pas Komisioni Hetimor do të sjell raport të plotë dhe rekomandime për Telekomin.
“Ne mund të kërkojmë nga ekzekutivi i cili është aksionar 100% që të mos ndërmarrë asnjë iniciativë derisa ne si komision të kemi një raport të plotë e përmes saj edhe rekomandimet” , ka shtuar ai.
E në mbledhjen e sotme të këtij Komisioni Hetimor është votuar ndryshimi i kërkesës për buxhet.
Përmes kësaj pike do të u mundësohet pagesa e biletave të gjithë dëshmitareve që jetojnë jashtë Kosovës e janë të ftuar të dëshmojnë ne Komisionin Hetimor për gjendjen ne PTK dhe Vala./Arbresh.info/
Lexo edhe: Dëshmitarëve për PTK-në do t’u paguhen biletat për të dëshmuar në Komision
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...