Google ADS

Haradinaj e fillon javën në mesin e fëmijëve

10:29 | 27 Maj 2019
arbresh.info

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka filluar javën në mesin e shumë fëmijëve që po marrin pjesë në maratonën në kuadër të Olimpiadës së Fëmijëve.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të fillosh javën në mesin e fëmijëve. Sot, iu bashkova moshave të vogla në fillimin e maratonës në kuadër të Olimpiadës së Fëmijëve,” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, fëmijët tanë të shkëlqyeshëm janë shëmbëlltyra më kuptimplotë e të ardhmes sonë prosperuese.

“Detyrë e jona e përditshme është që të punojmë bashkërisht që t’iu sigurohen kushtet për t’i realizuar ëndrrat e tyre.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme