Dëshmitarët lidhur me gjendjen në PTK dhe Vala e që jetojnë jashtë vendit do të kenë të paguara biletat që të vinë e të dëshmojnë në Komisionin Hetimor.
Kështu u vendos sot në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, raporton arbresh.info.
Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni, kryetari i saj Visar Ymeri ka dhënë arsyetimin para hedhjes në votim të kësaj pike.
“Ndryshimi i kërkesës për buxhet në mënyrë që të kemi mundësi t’i mbulojmë shpenzimet e udhëtimit për të gjithë dëshmitarët që jetojnë jashtë Kosovës. Kemi pas rastin e Shyqyri Haxhes dhe raportimi i tij përmes internetit ka dështuar”, ka thënë ai.
Kjo pikë kaloi me të gjitha votat pro./Arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua