Policia: 34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

09:20 | 27 Maj 2019
Arbresh.info

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, 11 prej aksidenteve ishin me persona të lënduar ndërsa 23 tjerë ishin vetëm me dëme materiale.

Në raportin e publikuar nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 930 tiketa trafiku, për vozitësit të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Po ashtu Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme (26 maj), janë arrestuar edhe 7 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme