Mbërrijnë rezultatet e para të zgjedhjeve për në Parlamentin Evropian, ajo që bie në sy është fakti që pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë e lartë pothuajse në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ku veçohen vendet e Evropës Lindore, që deri tani llogaritet në një mesatare prej 51%.
Në Gjermani për shembull është regjistruar pjesëmarrja më e lartë e votuesve që nga viti 1989, pothuajse 60% e qytetarëve me të drejtë vote.
Gjermani:
Bashkimi CDU-CSU i kancelares Angela Merkel konfirmohet në vend të parë, sipas exit poll. Ky bashkim ka marrë deri tani 27,5%, por ka humbur 7,8%. Rritje të ndjeshme kanë marrë të gjelbrit, mbi 20%.
France:
Lista e ”Rassemblent National” e Marine Le Pen është partia e parë, me një diferencë prej dy ose tri pikësh me partinë e di Emmanuel Macron.
Hungari:
Partia Fidesz e kryeministrit, Viktor Orban, ndodhet në vendin e parë me një rezultat neto prej 56%.
Austri:
Fitojnë populistët e kancelarit Sebastian Kurz, ndërkohë që partia e zëvendëskancelari të dorëhequr, FPOE, ka dalë e treta.
Greqi:
Konfirmohen konservatorët e Micotaqisit me 36%, ndërkohë që partia e majtë SYRIZA e kryeministrit Aleksis Cipras ka 27%.
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...