Ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, po shihet si provokim nga mediet serbe.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, prej kohësh e ka deklaruar qëndrimin e tij pro bashkimi të Luginës së Preshevës me Kosovën.
Mirëpo, gjatë ditës së sotme, Thaçi, deklaroi se Shqipëria dhe Kosova, në një të ardhme të afërt do të jetojmë bashkërisht në një shtet, shkruan lajmi.net.
“Ju keni qenë bashkërisht me ne në luftë dhe bashkërisht do të jetojmë në liri, bashkërisht do të jetojmë në një të ardhme të afërt, në një shtet të përbashkët Kosovë dhe Shqipëri”, është shprehur sot Thaçi.
Kjo deklaratë e presidentit Thaçi nga mediumi serb “Novosti.rs”, po shihet si provokim.
Madje, ky medium si titull ka vendosur “Thaçi nuk ndalon së provokuari”, transmeton lajmi.net.
Sipas këtij mediumi, ky është një provokim pasi që, Thaçi pretendon përtej bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.
“Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën, njësoj sikurse Kosova që duhet të bashkohet natyrshëm me Shqipërinë, nën ombrellën e përbashkët të BE-së ose edhe vetëm nën ombrellën shqiptare, nëse BE-ja vazhdon t’i mbyllë dyert e saj për ne”, kishte shkruar ndër të tjera Thaçi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Pas kësaj deklarate të presidentit, kishte reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ai kishte thënë se Kosova kurrë nuk do të jetë pjesë e Shqipërisë.
“Asnjë hapësirë e Serbisë kurrë nuk do të ndahet, kjo u vendos në maj të vitit 1945 kur nazistët u mposhtën”, kishte deklaruar Gjuriq.
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët ...
Ambasadori australian fshin mesazhet kundër Trumpit
Çitaku: Raportet me SHBA-në varen edhe nga kush udhëheq inst...
Begaj takim me kryebashkiakun e Cërrikut, e përgëzon për pro...
Donald Tusk: Fitorja e Trump do të ketë pasoja për sigurinë ...
Në shtëpi iu gjetën mbi 10kg marihuanë, Prokuroria në Feriza...