Sadio Mane mesazh Tottenhamit: Pse ta fshehim? Ne jemi favorit

18:00 | 26 Maj 2019
Arbresh Info

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane e ka deklaruar vetën favorit për finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën kundër Tottenhamit.

Mane duke folur për Telefoot insiston se tani nuk është koha e duhur për të pasur një modesti falso, transmeton portali arbresh.info.

“Finalja është me një lojë, do të jetë ndryshe nga Premierë Liga”, deklaroi ai.

“Pse ta fshehim? Mendoj se ne jemi favorit”

Mane ka zbuluar gjithashtu se si fuqia motivuese nga trajneri Jurgen Klopp ishte në nivel të lartë në fitoren gjatë ndeshjes kthyese kundër Barcelonës.

“Para ndeshjes [kundër Barcelonës], unë nuk kam parë kurrë një trajner si ai. Jurgen Klopp na motivoi neve, por edhe vet nuk e besonte, të jemi të sinqertë”, shtoi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme