Mori pjesë në protestë, tatimet i bllokojnë biznesin

16:54 | 26 Maj 2019
Arbresh.info

Një ditë pas protestës dega e Partia Demokratike në Elbasan shkruan se qeveria po bën presion ndaj qytetarëve dhe biznesmenëve që mbështesin opozitën.

Sipas tyre me urdhër të Taulant Ballës është bllokuar karburanti i një biznesmeni të djathtë në Elbasan.

“Filloi me ndalimin e të rinjve duke u bërë presion që të mos merrnin pjesë në protesta, ndryshe do të viheshin para ligjit, por kjo nuk e pengoi revanshin e popullit të Elbasanit që të merrte pjesë në protestën e 25 Majit.

Por urdhrat politikë të kryesuesit të PS Elbasanit për Qarkun Elbasanit Taulant Balla nuk janë ndalur vetëm tek qytetarët dhe mbështetësit e PD, por edhe ndaj bizneseve me bindje politike të djathtë. Një grup Hetimit –Tatimorë nga Tirana në mënyrë të befasishme me urdhër politik, kanë bllokuar një nga karburantet “Energy Blu” të një biznesmeni me bindje të djathtë.

Edhe pse nuk gjetën asnjë problematikë, këtë e tregon edhe procesverbali që nuk ka asnjë shkelje ligjore, ata i kanë vënë shiritin deri në një urdhër të dytë politik. Partia Demokratike i bën thirrje nëpunësve si ato policore por edhe të organit Tatimor të mos bëhen vegla qorre të këtij pushteti që dhunon qytetarët e vetë”, – shprehet PD e Elbasanit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme