Lucas Moura ngushëllon tifozët e PSG-së

16:40 | 26 Maj 2019
Arbresh Info

Mesfushori i Tottenham Hotspurit, Lucas Moura i ka kërkuar tifozëve të PSG-së të mos krijojnë panik pas një sezoni zhgënjyes.

Disfata ndaj Rennes në finalen e Kupës së Francës dhe eliminimi në xhiron e 1/8-ës në Ligë të Kampionëve i ka shuar atyre shpresat për tituj, transmeton portali arbresh.info.

Por, Lucas ka thënë për Canal Plus: “Ishte një sezon i vështirë për Parisin, por për mua nuk ishte katastrofal sepse është vështirë të fitosh çdo trofe çdo sezon”

“Parisi në pesë sezonet e fundit ka fituar gjithçka”

“Pjesa më e vështirë është Liga 1 dhe ata e kanë fituar këtë”, përfundon Moura./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme