Google ADS

Redknapp: Tottenhami mund të mposhtë Liverpoolin edhe në mungesë të Kanes

15:51 | 26 Maj 2019
Arbresh Info

Ish trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp është i bindur që ata mund të fitojnë Ligën e Kampionëve edhe pa sulmuesin Harry Kane.

Kane është në dyshime për ndeshjen ndaj Liverpoolit, por Lucas Moura ka mbuluar hapësirën e tij në formë perfekte duke bërë që mungesa e tij të mos vërehet, transmeton portali arbresh.info.

“Tottenhami është shumë i rrezikshëm. Tottenhami është një skuadër e shkëlqyer”, ka thënë Redknapp për Daily Mirror.

“Nëse Harry Kane është i gatshëm dhe ju keni në linjën frontale lojtarët si Kane, Lcas Moura, Son dhe Dele Allin prapa – është pak e frikshme”

“Të dy skuadrat janë të shkëlqyera, janë me sulm të plotë. Do të jem shumë i befasuar nëse shohim një ndeshje të mërzitshme. Mendoj se do të ketë shumë gola”, shton Redknapp./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme