Mbretëresha Elizabeth është cilësuar si një grua e ‘’hekurt’’, e cila gjithmonë e ka respektuar protokollin mbretëror.
Mediat britanike shkruajnë se edhe pse është e vështirë për t’u besuar mbretëresha Elizabeth do ta thyejë protokollin mbretëror.
Kjo sepse Mbretëresha do marrë pjesë në funeralin e një prej ndihmëseve më besnike që i ka shërbyer për një kohë të gjatë.
Kujtojmë këtu se ndihmësja e mbretëreshës, Annette Wilkin është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçar, pas një sëmundje.
Ajo filloi punë në mbretëri në vitin 1974. Sipas protokollit mbretëror Mbretëresha Elizabeth nuk duhet të shkojë në funeralin e të afërmve të saj.
Por mesa duket mbretëresha do të thyejë rregullat për të nderuar një prej personave më të rëndësishëm në stafin që kujdesej për familjen mbretërore.
Po ashtu mediat britanike kanë shkruar se Annette Wilkin e donte e gjithë familja mbretërore. Ajo nuk u martua kurrë, por ishte e përkushtuar ndaj punës dhe ia dedikoi jetën familjes mbretërore.
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...