Banorët e fshatit Paldenicë të komunës së Hanit të Elezit, do të protestojnë ditën e përurimit të autostradës “Arbën Xhaferi”, shkruan arbresh.info.
Kjo pasi kompania Bechtel-Enka nuk ka mbajtur premtimin e dhënë banorëve të Hanit të Elezit për ndërtimin e nënkalimit.
Banorëve të këtij fshati iu ishte premtuar nga Ministria e Infrastrukturës një nënkalim që lidh banorët e tri fshatrave përreth, shkruan Arbresh.info.
Më herët tek kjo rrugë ishte e kalueshme që lidhte Lagjen Krasniqi me Lgjen Ramuka, por tani kjo pjesë e rrugës është e pakalueshme.
Rruga ku ishte premtuar nënkalimi
Banorët e kësaj komune fajësojnë Ministrinë e Infrastrukturës dhe kompaninë “Bechtel & Enka”, për mos përmbushje premtimesh.
Bashkë me banorët do të protestojë edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili ka thënë se për këto masa janë detyruar nga shpërfillja e institucioneve qendrore.
Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mallzum Qajani, për Arbresh.info ka thënë se banorët e Hanit të Elezit e mirëpresin autostradën “Arbën
Xhaferi”, por Ministria e Infrastrukturës nuk ka mbajtur një premtim sa i përket një nënkalimi në fshatin Paldenicë.
“Komuna e Hanit të Elezit nuk ka asgjë kundër për arsye se qytetarët e Hanit të Elezit e mirëpresin autostradën që po vjen, por qytetarët e kësaj Komune kanë një problem me qeverinë për shkak se në rrugët që kanë ekzistuar më herët, iu është premtuar që do të këtë zgjidhje për ata qytetarët edhe për përpunim të fushës, për qarkullim edhe për nxënësit e shkollave, të rritet qarkullimi, mirëpo Ministria e Infrastrukturës ka premtuar që do të ju bëhet zgjidhje, të mos shqetësohen se ky problem do iu rregullohet, kurse autostrada po përfundon dhe ai premtim nuk është realizuar”, ka thënë Qajani.
Ai ndër të tjetra tha se ato gjatë rregullimit të autostradës mjetet e rëna nga ndërtimi i saj kanë has ndikim edhe në rrugë lokale.
“Gjatë rregullimit të autostradës mjetet e rëna nga ndërtimi i saj kanë has ndikim edhe në rrrugë lokale, do të kishte qenë mirë që të definohen ato dëme, sepse nuk janë të vogla ato dëme për një komunë si e Hanit të Elezit, sepse kemi buxhet të vogël dhe do të ndikonte shumë tek kjo komunë”, është shprehu nënkryetari i kësaj komune.
Zilkani Suma, banor i kësaj komune ka thënë për portalin Arbresh.info, se kjo autostradë ka shkaktuar dëme të mëdha, e sidomos në një pronë të mikut të tij, Elmaz Quni, ku këtij të fundit iu ishte shkatërruar prona dhe ia kanë bllokuar hyrjen dhe daljen në atë pjesë të tokës së tij.
Elmaz Quni tregon se kishte bërë padi edhe në Gjykatën Themelore, ku kjo gjykatë ende nuk ka marr një vendim për pronën e tij.
Ndryshe, Ministria e Infrastrukturës ka paralajmëruar se autostrada “Arbën Xhaferi” do të përurohet më 29 maj të këtij viti.
Për më shumë detaje rreth autostradës “Arbër Xhaferi”, nënkalimit që iu ishte premtuar banorëve të saj dhe pronave të banorëve të komunës së Hanit të Elezit, i gjeni në linkun e mëposhtëm./E.Ballazhi/Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/423350551577438/?__xts__[0]=68.ARCCuwumbAmwwz31qP-RktoAnX4uCj1ssr8Pq7EUFBoGbrPO7dM2n7avuGOvOZv0V6J_-rdpDB7Yqv3FzSERUSPMLByDCWFU53KgszuFnyd6vsaRYnhjgJ3jYXaNQDWbogYUBMa8iaZ_s_XxaSGm4-ZO0r3qGG5uZF_OjhsOxpATB3mkOw246WdVzXIS3Ko3LqbTlgyVzQNOBC-4eqaHGY5CsNkr8TsCOhH_wCpDnGGFXsV_to3ZYjnOtr6I6wohscb61UBYqtZ47yY_pWebg4Dm0qMH-H04LIZc5lTz9zowun4vnElw1fYsIe2J2mkfP3qDqBrDXeGw8Jx7JWxEqrE2tTVfbM4m&__tn__=-R
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...