Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shpreh të dielën se nuk ndihet i shqetësuar rreth lëshimeve të fundit të raketave nga Koreja e Veriut dhe tha se ishte i bindur se udhëheqësi i vendit Kim Jong Un do të mbante premtimet që kishte bërë.
“Koreja e Veriut lëshoi disa armë të vogla, të cilat shqetësuan disa nga njerëzit e mi, por jo mua. Kam besim se Kim do të mbajë premtimin që më ka dhënë, “tha ai në Twitter.
Trump është aktualisht në Japoni në një vizitë shtetërore, ku do të flasë edhe për këtë çështje.
Presidenti Trump nuk pati ndonjë marrëveshje paqeje me Kim Jong Un në takimin e dytë që patën në fillim të këtij viti, por ata kanë krijuar marrëdhënie të jashtëzakonshme personale, pavarësisht veprimeve të Koresë së Veriut, që të tjerët e konsiderojnë provokative.
Trump pritet të diskutojë rreth shqetësimet për programet bërthamore të Koresë së Veriut me Kryeministrin japonez Shinzo Abe gjatë qëndrimit të tij në Tokio. /tch
Zvicra publikon listën për Ligën e Kombeve, katër shqiptarë ...
Osmani në Hungari, falënderon kryeministrin Victor Orbán për...
Luftimi i trafikimit, Britania do të nënshkruaj marrëveshje ...
Nis mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojt...
Opozita në Shqipëri rikthehet në Kuvend, kërkojnë largimin e...
Skuadra gjermane i dedikon një postim Trepçës dhe tifozëve m...