Bizhuteritë dhe aksesorët e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, të cilat ishin të destinuara për paraqitjen e saj në Festivalin e Kanës, janë harruar në aeroplan.
Një grua që kujdesej për bizhuteritë e saj, që kapin vlerën rreth katër milionë dollarë, ishte ajo e cila bëri këtë gabim.
Ndërlidhësja, e cila u ngarkua me transportimin e bizhuterive të huazuara nga një markë luksoze, harroi ngarkesën e saj në aeroplanin e saj në Aeroportin e Nices, Francë, pasi mbërriti nga Londra, sipas AFP.
Deri në kohën që ajo e kuptoi, aeroplani kishte marrë tashmë fluturimin e kthimit në Aeroportin Luton të Londrës.
“Dikush me kokën në retë gati humbi disa miliona”, tha me shaka një polic, duke thënë se bizhuteritë u gjetën në Luton dhe u kthyen në Nice nëpërmjet aeroportit Heathrow të Londrës.
Ylli 28-vjeçar britanik e lindur në Kosovë u shfaq në Kanë më 16 maj veshur me një fustan të bardhë kombinuar me një gjerdan të mrekullueshëm me diamant.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...