Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në muajin maj të vitit të kaluar në bazë të dyshimeve për kurdisje të ofertave në tenderët publik pati ngritur procedurë hetimore ndaj tri ndërmarrjeve private për shkelje në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim me citostatikë nga lista esenciale e barnave.
Bëhet fjalë për ndërmarrjet “Redoni HM”, “Exclusive Corporation” dhe “Exclusive” , ku AKK kishte dyshime se këto kanë arritur marrëveshje të ndaluar ndërmjet operatorëve ekonomikë ose janë koordinuar për t’i bashkërenduar aktivitetet e tyre të cilët në mënyrë të fshehtë bien dakord për rritjen e çmimeve për blerësit në këtë rast “autoritetet kontraktuese”, të cilët kanë pasur nevojë të sigurojnë produktet nëpërmjet procedurave të prokurimit publik për Listën Esenciale të barnave.
Mirëpo, në një dokument të siguruar nga Indeksonline, bëhet e ditur se është mbyllur procedura hetimore ndaj këtyre ndërmarrjeve e cila ishte hapur me katër maj të vitit të kaluar.
Kjo pasi, Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës ka konstatuar se nuk ka dëshmi për kurdisje të ofertave.
Mbyllet procedura hetimore ndaj Ntsh “Redoni H M”, “Exlusive Corporation” Shpk dhe “Exclusive” Shpk, e hapur me konkluzionin nr 31/18 i dt 04.05.2018”. Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës konstaton se nuk ka dëshmi se ndërmarrjet nën hetim kanë bërë kurdisje të ofertave në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim me barna nga Lista Esenciale – bari Imatinib Mesylate 400 mg”, thuhet në këtë vendim.
Në këtë vendim thuhet se autoriteti pas shqetësimeve të ngritura nga Ministri dhe mediat ka filluar trajtimin e rastit sipas detyrës zyrtare, transmeton Indeksonline/
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar Autoritetin e Konkurrencës për dyshimet e tij mbi tenderin e MSH-së “Furnizim me Cito statik nga Lista Esenciale” Llot 17, me dyshim për kufizim të konkurrencës me marrëveshje të ndaluara nga ndërmarrjet në procesin e prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë.
Autoriteti, pas shqyrtimit paraprak të hetimit ka ardhur në përfundim se ka dyshime për marrëveshje të fshehtë në mes të ofertuesve dhe se duhet filluar procedurat hetimore për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë respektivisht kontratat, aneks kontrata publike kornizë të MSH-së për furnizim me citostatik respektivisht Llotet e përcaktuara ndër vite në tenderët për barin Imatinib Mesylate 400 mg.
“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, neni 66: “Zbatimi i këtij ligji duhet të jetë në pajtim me direktivat e Bashkimit Evropian” andaj kemi konsultuar Udhëzuesin e OECD-së “Mbi luftimin e marrëveshjeve të ndaluara në oferta në prokurimet publike” për të vërtetuar nëse ndërmarrjet nën hetim kanë përdorur parimin e Rotacionit për të fituar tenderët për furnizim me barna nga Lista Esenciale për barin Imatinib Mesylate 400 mg në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas këtij udhëzuesi të OECD-së, në skemat e parimit të rotacionit të ofertave, ndërmarrjet e përfshira në kurdisje/manipulim të ofertave merren vesh që të konkurrojnë por njëra të tërhiqet nga të qenurit fitues i tenderit (zakonisht ofertuesi me çmimin më të ulët, i cili këtë herë ta lëshoj radhën ndërmarrjes tjetër)”, thuhet në këtë vendim.
Bazuar në këtë metodologji është vlerësuar sjellja e operatorëve ekonomik (ofertuesve) të cilët kishin ofertuar në Ministrinë e Shëndetësisë nga operatorët ekonomik “Ntsh “Redoni H M”, “Exclusive Corporation” Shpk dhe “Exclusive” Shpk.
Ndërmarrja Exclusive Shpk produktin Imatinib Mesylate 400 mg e ka shitur me çmim të cilin e ka kontraktuar me Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa pas skadimit të kontratës me këtë institucion produktin e lartë cekur ka shitur me çmim më të lirë, sipas deklarimit të përfaqësuesve të 5 ndërmarrjes Exclusive Shpk arsyeja e uljes së çmimit ka qenë për shkakun se: produktet farmaceutike e kanë afatin e skadimi 1-3 vjet, ndërsa bari Imatinib Mesylate 400 mg ka afat 3-5 vjet, e kjo ka rëndësi në çmim, sepse kompanitë farmaceutike vlerësojnë se ma ekonomike është që të shesim produktin me çmim më të ulët se sa me shkatërruar, ngase kostoja e shkatërrimit është më e madhe.
Ndërsa ndërmarrja Ntsh “Redoni H M”, produktin Imatinib mesylate 400 mg nuk e ka shitur me pakicë por vetëm me shumicë në ato institucione me të cilat ka pas kontratë.
Duke u bazuar në këtë, Autoriteti i Konkurrencës në tenderin për furnizim nga lista esenciale e barnave për barin Imatinib Mesylate 400 mg ka konstatuar se ndërmarrjet nuk kanë fituar tender të përafërt për nga sasia dhe çmimi, sipas çmimit dhe sasisë nuk është e përafërt për të konstatuar se kompanitë janë koordinuar, ndonëse në dukje të parë kemi radhitje të fitimit të tenderëve në Ministrinë e Shëndetësisë, por arsyetimi ekonomik nuk përputhet me qëllimin sepse po të ishte duke u zbatuar parimi i rotacionit do të ishte përputhur çmimi i kontratave dhe sasia e furnizimit.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut