Reuters: Protesta në Tiranë për largimin e Ramës

23:56 | 25 Maj 2019
Arbresh.info

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” ka pasqyruar protestën e sotme në Tiranë duke vënë theksin te kërkesat e protestuesve dhe opozitës për largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Mbështetësit e opozitës shqiptare dolën përsëri në rrugë të shtunën në një protestë kryesisht paqësore, e gjashta kombëtare në tre muaj, duke i bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen për të hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme”, raporton “Ruters”.

Në raportim theksohet se kryeministri Edi Rama ka shkruar një letër ku thotë se nuk do të largohet nga detyra. Në shkrim citohet fjalimi i Bashës sot në protestë, i cili ju drejtua qytetarëve: “Ai (Rama) po më pyet, duke na kërkuar që të dorëzohemi? Përgjigjuni atij! “- i tha Basha i tha turmës, e cila përgjigj në unison:” Rama ik”,- shkruan Ruters.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme