Google ADS

Kryetari i Vëllaznimit i premton ekipit dhjetëra mijëra euro premi

22:28 | 25 Maj 2019
Arbresh Info

Vëllaznimi i rikthehet barazhit, por kësaj radhe për të gjetur një biletë Superligë.

Gjakovarët, që ranë në Ligën e Parë pikërisht përmes barazhit të vitit të kaluar ndaj Ferizajt, i pret një punë shumë e vështirë pasi që përballen me finalistin e Kupës së Kosovës, Trepçën ’89.

Megjithatë, Vëllaznimi është mobilizuar para sfidës dhe do të bëjë më të mirën për rikthimin në elitë.

Kryetari i klubit, Agim Cana, i ka premtuar ekipit një premi prej 50 mijë eurosh në rast të fitores.

Lajmi është konfirmuar për gazetën nga menaxheri gjeneral, Besnik Gojani.

“Kryetari jonë, Agim Cana, i ka premtuar skuadrës premi prej 50 mijë eurosh nëse fitojnë ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen e barazhit”, deklaroi Gojani për Gazetën Olle.

Ai shtoi se Vëllaznimi do t’i plotësojë të gjitha kërkesat e tifozëve fanatik për udhëtimin e organizuar në Prishtinë.

“Ne do t’i plotësojmë të gjitha kërkesat e tifozëve, që duan masovikisht të jenë pranë skuadrës në ndeshjen e barazhit”, shtoi ai.

Ndeshja mes 89-shit dhe kuqezinjve zhvillohet të shtunën e ardhshme në “Fadil Vokrri”.

Potencialisht, duke shikuar kualitetin, 89-shi është favorit në letër, mirëpo një klub me traditë që vjen me një “armatë” të tërë tifozësh, s’duhet të nënvlerësohet kurrë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme