Pak minuta pas mbylljes së protestës së gjashtë kombëtare të Opozitës së Bashkuar, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në një takim ish-deputetët si dhe krerët e degëve lokale si dhe kryebashkiaët e PD. Mësohet se Basha i ka thirrur ata në takim për t’i falënderuar për punën e tyre me strukturat dhe pjesëmarrjen në protestat e opozitës.
Protesta e sotme që zgjati më shumë se dy orë. Fillimisht protestuesit u mblodhën para Kryeministrisë, ndërsa më pas, Basha iu kërkoi që ta ndiqnin në marshim drejt Parlamentit me dritat e celularëve ndezur. Në tërësinë e saj, protesta kaloi paqësore, përveç një momenti tensioni përpara Parlamentit ku policia përdori edhe ujin me presion në drejtim të turmës.
Ndërsa në mbyllje, përmes një fjalimi nga selia e PD, Lulzim Basha deklaroi se ka ardhur koha për zgjidhje politike, por pa Edi Ramën kryeministër.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...