Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Valencias, e cila po zhvillohet në stadiumin “Benito Villamarin” në Sevilla të Spanjës. Valencia është duke fituar me rezultat 2:0.
Në 45 minutat e para të kësaj ndeshje gjithçka shkoi keq për katalonasit, të cilët e nisën ndeshjet pa sulmuesin Luis Suarez dhe portierin Marc-Andre ter Stegen, shkruan Gazeta Express.
Goditjen e parë skuadra e Ernesto Valverdes e mori në minutën e 21-të, kur Kevin Gameiro shënoi pas një pasimi të mira nga Jose Luis Gaya.
12 minuta më vonë, Valencia e dyfishoi epërsinë, këtë herë përmes golit të shënuar nga Rodrigo, që u asistua nga Carlos Soler.
Ajo që e bën këtë rezultat të pjesës së parë më të habitshëm për Barcelonën është se katalonasit e dominuan ndeshjen me 76 për qind të posedimit të topit. Barcelona pati edhe më goditje drejt portës, pesë në krahasim me tri të Valencias.
Megjithatë, lojtarët e Valencias ishin më të mirë në tentimet e tyre, pasi që arritën t’i shënojnë dy gola dhe patën raste të mira për ta shënuar edhe një tjetër.
Barcelona do të tentojë që ta ndryshojë rezultatin në pjesën e dytë të ndeshjes, për ta fituar këtë trofe për të pestën herë radhazi.
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...