Presidenti Trump ka filluar një vizitë katër ditëshe shtetërore në Japoni. Që në takimet e para, presidenti hodhi thumba në adresë të Japonisë për disbalancën tregtare mes dy vendeve.
Presidenti u bëri thirrje sipërmarrësve japonezë të investojnë në Amerikë duke thënë se nuk ka moment më të mirë se ky për të bërë biznes me Amerikën.
Sapo mbërriti në Tokio, presidenti mori pjesë në një pritje me biznesmenë amerikanë e japonezë në rezidencën e ambasadorit amerikan. Vizita synon të theksojë lidhjet e forta mes dy vendeve si dhe miqësinë mes Presidentit Donald Trump dhe Kryeministrit Shinzo Abe, megjithëse në këto momente janë acaruar tensionet lidhur me mosmarrëveshjet tregtare.
Kryeministri Abe ka planifikuar një pritje elegante ceremoniale për të nderuar Presidentin Trump. Analistët thonë se marrëdhënia personale mes dy udhëheqësve është një ndër arsyet përse Japonia nuk e ka ndjerë rëndë goditjen e tarifave që ka vënë në zbatim administrata Trump kundër partnerëve të tjerë tregtarë të Amerikës.
Nesër dy udhëheqësit do të luajnë golf së bashku, para se të ndjekin një ndeshje sumo.
Të hënën Presidenti Trump do të bëhet udhëheqësi i parë botëror që takohet me Perandorin Naruhito i cili hipi në fron një muaj më parë./voa/
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...