Demokratët e Beratit ishin ata që u nisën të parët për protestën e opozitës. Ndërkohë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë filluar përgatitjet për protestën e 6 kombëtare.
PD ka marrë lejen për ta zhvilluar protestën deri në 00:00, por ende nuk dihet skenari që opozita do të ndjekë në këtë protestë. Kërkesat e saj mbeten të njëjta, zgjedhje të lira e të ndershme, për të cilat kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
Në Bulevard, fonia e cila do të përdoret nga opozita gjatë protestës ka filluar të vendoset, ndërsa nuk mungojnë as makinat e televizioneve.
Ashtu si edhe protestat e mëparshme, kryeministria është rrethuar me kangjella mbrojtëse ndërsa dyert e kryeministrisë janë përforcuar. Për mbarëvajtjen e protestës mësohet se mund të angazhohen mbi 1500 efektivë policie. Ndryshe nga herët e tjera, mësohet se edhe ne institucionet ku opozita marshoi protestën e mëparshme, do të ketë efektivë policie të cilët do të qëndrojnë në gatishmëri.
Përveç kangjellave mbrojtëse, gjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur gjithashtu kamera me një cilësi të lartë imazhi. Ndërkohë që nuk ka munguar ashtu si më parë edhe graso me të cilat janë lyer shtyllat ku janë vendosur kamerat dhe auto-parlantët, me të cilët në protestat e mëparshme, ju është bërë thirrje protestuesve për të ruajtur qetësinë./ Opinion.al/
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...
Trump emëron të dërguarin e posaçëm për Ukrainën
VW braktis fabrikën e debatuar në Kinë
Orët e fundit para vdekjes së Liam Payne, porositi 9 shishe ...