Zëra duke kërkuar ndihmë dhe flaka e 22 majit i kthehet në kujtesë edhe tash pas 20 vitesh.
Deputeti Nait Hasani që dikur ishte i burgosur në burgun e Dubravës, ka treguar për arbresh.info, ditën kritike të 22 majit të vitit 1999.
Atë ditë në këtë burg u vranë mbi 100 të burgosur ndërsa nga masakra mbetën të lënduar edhe qindra të tjerë.
“Në mëngjesin e sotshëm, para 20 viteve tek këto pishat kemi qenë të renditur diku rreth 900 të burgosur, kemi përjetuar gjitha llojet e granatimeve, të plumbave, të armëve. Ngjarja është një pasqyrë që sot na del ende përpara syve, njerëz duke bërtitur, duke ndje dhembje, vajtje. Këtu janë vrarë 100 të burgosur atë ditë. Këto pisha janë vendosur si shenjë kujtimi, sot do e vendosim një gur themel, një kujtim me e vendos për të vrarët. Ne jemi largu nga këtu kemi shkuar deri tek ai bregu afër, ai breg ka qenë shpëtimtari ynë. Para 20 viteve kjo pjesë ka qenë gjithë tym, flakë, gjak, një lloj masakre, një lloj krimi, një lloj gjenocidi”, ka thënë Hasani
Hasani, ende e ka të freskët momentin kur sëbashku më Ukshin Hotin pas vuajtjes në disa burgje të Serbisë më 29 prill, forcat serbe i kishin sjellë në burgun e Dubravës aty ku pas disa ditësh ndodhi masakra ndaj të burgosurve.
Ndërsa ende i kujtohet biseda e fundit më Ukshin Hotin.
“Ne me grupin kemi qenë në burgun e Mitrovicës në Sremit në Serbi, më 26 prill na kanë nis në burgun e Nishit, aty kemi qëndruar tri ditë, më 29 prill na kanë pru këtu, bashkë me Ukshin Hotin dhe me grupin. Kur Branko Komadina, gardiani, e ka marrë Ukshin Hotin dhe e ka marrë me e liru prej burgu, ka qenë hera e fundit kur e kemi pa, është nda nga unë dhe Bajrushi. Ai ka qenë i shqetësuar, ka pas një ndjenjë jo të sigurisë brenda vetës. Tre ditë para se me ndodhë masakra është larguar Ukshin Hoti”, ka thënë Hasani.
Ndonëse sa herë që vjen në përvjetor në burgun e Dubravës, para fytyre ka flakën e asaj dite, deputeti Hasani ka brengë pse ky burg është rinovuar dhe gjurmët e tmerrit sipas tij me dashje apo jo janë zhdukur.
“Këtu kur vij, më pasqyrohen njerëzit e asaj dite, fytyrat e tyre, fytyrat e tyre duke kërkuar ndihmë, për atë më vret ende ndërgjegjja, ajo nuk më lë të qetë asnjëherë, njerëzit i kanë pas eshtrat në dorë të njëri tjetrit dhe kërkonin ndihmë, dhe mos t’i lënin vetëm. Tash kur e dëgjoj atë thirrje pas 20 viteve është e rëndë, nuk ka laps që mundet më përshkru,” është shprehur Hasani.
Sipas tij, misioni i UNMIK-ut ka dashur t’i humbin gjurmët.
“Ky burg ka mundur të jetë një muze, me ju tregu gjeneratave kah kemi kalu, jo vetëm si të burgosur po edhe si popull, ka pasur hapësira të ndërtohet poshtë pavione të reja. Por, qëllimi I UNMIK-ut ka qenë që t’i shlyej gjurmët e krimeve dhe gjenocidit që ka bërë Serbia. Ne kemi kërkuar të bëjmë një gur themel, të vendosim një shenjë dhe ajo shenjë të përshkruhet si ngjarje, të përshkruhen të vrarët, të plagosurit dhe të mbijetuarit. Shteti jonë ta paktën këto dy vite ka mund të ngrit kallëzime penale, dihen vrasësit me emra dhe mbiemra, dihet të vrarit kush janë edhe neve na vret ndërgjegjja që nuk kemi mund me bë ma shumë si të burgosur. Kam mbi 10 vite burg, 1 ditë e burgut ka qenë ditë e frikës e tmerrit, ditë e dhunës. Nga mëngjesi deri në mbrëmje gjithmonë ke qenë i torturuar edhe fizikisht po edhe shpirtërisht”, ka përfunduar rrëfimin deputeti Hasani./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?