Përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve, Bajram Qerkini, ka një mesazh për deputetët e opozitës që lëshuan sallën dhe nuk e përkrahën formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet që Serbia i ka kryer gjatë luftës në Kosovë.
Në një intervistë për portalin arbresh.info ai ka thënë se ata që nuk e votuan një nismë të tillë janë armiq të shqiptarëve.
“Unë besoj qe ata do të mbushën mend dhe do të votojnë. Ka ndodh për poena politik të bëjmë këtë se Veseli vet e ka marrë atë iniciative. Ata ishin krejt për poema politik e nuk e dinë që në këtë pjesë kanë me humb shume. Kemi me dal haptas që ata që mendojnë se nuk duhet të themelohet nji Tribunal ata që nuk duan ti qesin në breg ata qe kanë bërë gjenocid në Kosovë ata janë armik të shqiptarëve ata janë tipik armik të shqiptarëve”, tha ai.
Sipas tij politika e ka tepruar shumë sa i përket personave të pagjetur.
Ai gjatë intervistës ka thënë se “Kom me dhon shpirtin duke i lyp njerëzit që padrejtësisht na i kanë marrë”/arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?