Sindikata e Mbrojtjes dhe Sigurisë (SMB) kundërshton fuqishëm idenë e Ministrisë së Mbrojtjes që kazermat të sigurohen nga agjenci private në vend të vet ushtarëve.
Kryetari i SMB, Risto Ajtov thotë se të gjithë të ardhurit në Ministrinë e Mbrojtjes që nuk kuptojnë sigurinë menjëherë duhet të lëshojnë pozicionet dhe në vendin e tyre të vinë profesionistë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më herët, ministrja Sheqerinska zbuloi se po konsideron të formohet në kompani shtetërore për sigurim që do të përbëhet nga ish pjesëtarë të UShM-së me mbi 45 vite.
Një pjesë e ekspertëve të sigurisë thonë se ushtarët profesional nuk duhet të sigurojnë por të jenë të trajnuar dhe të bëjnë detyra të ndryshme. Gjithashtu, sipas tyre rekomandimi i NATO-së është të angazhohen agjenci private për sigurimin e objekteve shtetërore të mbrojtjes.
Kryetari i Sindikatës të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Risto Ajtov aspak nuk pajtohet për shkak se në këtë mënyrë do të mundësohen lëshime të sigurisë sepse agjencitë private nuk i përmbushin standardet.
Nga Ministria e Mbrojtjes janë të mendimit sigurimi i kazermave nuk duhet të jetë detyrë për ushtarët aktiv të ushtrisë ndërsa nga SMB thonë se ka dyshime serioze që një angazhim i tillë do të rezultojë me shumë keqpërdorime, vjedhje, përdorim të armëve të zjarrit, diversione kundër ushtrisë dhe manipulime politike.
Një pjesë e opinionit në Maqedoninë e Veriut thonë se nëse UShM nuk mund ta mbrojë vete, atëherë si do ta mbrojë shtetin.
Kosova U17 kualifikohet në Ligën A, kundërshtarët i mëson në...
Kurti dhuron gjak, për nderuar kujtimin e Astrit Deharit
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
Hovenier për zgjedhjet në SHBA: Cilido që të jetë rezultati,...
Siguria në Kosovë, temë e diskutimit mes komandantit të KFOR...
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme