Google ADS

Këshilltari i CDU vlerëson Metën: Një demokrat i vërtetë në Ballkan

10:18 | 25 Maj 2019
Arbresh.info

Pas deklaratës së djeshme të Presidentit të Republikës, Ilir Meta se është i gatshëm të rishikonte shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Shqipëri për hir të zgjidhjes së krizës dhe ruajtjes së rendit demokratik, ka reaguar Këshilltari i CDU-së, Martin Henze.

Këshilltari i partisë së Kancelares Gjermane, Angela Merkel ka komentuar në statusin e Kreut të Shtetit në rrjetin social “Twitter”, ku përgëzon presidentin e vendit duke e cilësuar atë si një burrë dhe një demokrat të vërtetë në gadishullin e Ballkanit Perëndimor.

“Një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan, përgëzime!”- thuhet në komentin e këshilltarit të CDU-së, Martin Henze.

Presidenti i vendit deklaroi dje se është i gatshëm të rishikojë edhe mandatin e tij me qëllim që të zgjidhet kriza politike në vend, por njëherësh të ruhet stabiliteti dhe të garantohet rendi e siguria kushtetuese.

“Garancia e rendit kushtetues, siguria publike, stabiliteti i vendit dhe zgjedhjet demokratike, të lira dhe të drejta, janë parimet kushtetuese që mbizotërojnë mbi çdo aspekt tjetër formal, duke përfshirë rishikimin e ditës së zgjedhjeve”- shkruante mes tjerash një ditë më parë Presidenti, Ilir Meta./BW

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme