Tre alpinistë të tjerë kanë vdekur në Mont Everest, duke e çuar në shtatë numrin e të vdekurve brenda një jave, më shumë se totali i tërë vitit të shkuar.
Të tre ndërruan jetë nga lodhja gjersa po zbritnin nga maja më e lartë, transmeton portali arbresh.info.
Prej kohës është duke u bërë thirrje që të limitohet numri i lejeve për të ngjitur majën, kjo pasi që numri i tyre ka arritur rekordin.
Nepali ka lëshuar 381 leje në vlerën prej 11 mijë dollarëve, secila për ngjitjen pranverore në majën më të lartë në botë.
Dy alpinistë indianë, Kalpana Das dhe Nihal Bagwan vdiqën duke zbritur nga mali.
Organizatori i turneut lokal Keshav Paudel i tha agjencisë së lajmeve AFP se Bagwan ishte “mbërthyer në trafik për më shumë se 12 orë dhe ishte rraskapitur”.
Kushtet atomosferike këtë vit kanë qenë edhe më keq se zakonisht, me erëra të larta duke lënë një numër të madh të alpinistëve një kornizë të ngushtë kohore për të arritur samitin./Arbresh.info/
Trepça nesër luan sfidën e dytë për kualifikim në Ligën e Ka...
Hoxha vizitë zyrtare në Ankara, merr pjesë në panairin e sig...
Një vit nga sulmi, Manastiri i Bajnskës mbyllet nga 23 deri ...
Nis seanca plenare në Kuvend, mbahet një minutë heshtje në n...
Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët për mashtrime me SMS:...
Granit Xhaka e Leverkuseni nisin sot aventurën në Champions ...