Lajmin e mori nga televizioni për vdekjen e bashkëshortit të saj.
Është kjo Rahime Morina nga Kamenica, e cila më rastin e 20 vjetorit të masakrës në burgun e Dubravës, kishte ardhur se bashku më katër fëmijët e saj për të parë vendin ku kryefamiljari i tyre ndërroj jetë.
Me dhimbje Rahimja, tregon ditën kritike kur morën lajmin për humbjen e bashkëshortit.
Ndërsa thotë se identifikimin e trupit të tij e bëri nga pjesët e rrobave të mbetura.
“Lajmin e kemi marr përmes televizionit, që në Istog me shku me i gjete rrobat e personave të vrarë që kanë mbet në Dubravë. Bashkëshortin e kanë marr me 23 mars dhe me 22 maj e kanë mbytë. Nuk e di pse e kanë marrë. 4 fëmijë i kam. Na është kujtuar që larg shumë me e pru këtu me e mbytë. Kemi ardhë këtu, I kemi shiku teshat që u kanë mbet nga një copë. Rrobat që i ka pas vesh, i ka pas mbi varr, nuk e kemi vizitu këtu, vetëm në Gjilan e kemi vizitu dy herë”, tha ajo.
Tutje nëna e cila u kujdes e vetme për rritjen e katër fëmijëve tregon se bashkëshorti i saj ishte vetëm 33 vjeç. Ndërsa ka një mesazh për institucionet.
“Bashkëshorti i ka pas 33 vjet. Mesazhi im është të ketë drejtësi, të dënohen këta që kanë bë keq”, deklaroi Morina.
Kujtojmë se nga masakra në burgun e Dubravës, janë vrarë mbi 100 persona ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur./arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut