Elvisi kryebashkiakut të Zagrebit Bandiç: Shqiptarët të duan shumë

08:11 | 25 Maj 2019
Arbresh.info

Të gjithë e mbani mend Dianën, vajzën 13-vjeçare me skoliozë nga Lezha, historia e së cilës mori përmasa ndërkombëtare.

Një thirrje për ndihmë nga shokët e klasës nga ndryshoi kryëkeput jetën e saj.

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” u rikthye sërish tek ajo.

Kemi përcjellë gjatë emisioneve të kaluara gjithçka ka ndodhur në Zagreb të Kroacisë ku u operua nga skolioza. Kemi treguar edhe vizitorët specialë, që u përkujdesën për Dianën si mjeku shqiptar Gëzimi dhe kryetari i bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiç.

Bandiç ishte ftuar në studion e improvizuar të shqiptarëve në kryeqytetin e Kroacisë dhe u intervistua nga Elvis Naçi.

Elvisi: Faleminderit shumë që keni ardhur edhe pse jeni shumë i zënë, kemi dëgjuar shumë për ju, shqiptarët të duan shumë ku qëndron sekreti?

Bandiç: Për këtë duhet të pyesni shqiptarët, janë njerëz që ruajnë të afërmit dhe veten e tyre.

Elvisi: Ne ju njohëm kryetarin e bashkisë në rastin e Dianes, për ne ishte situatë e vështirë shumë, ajo mund të vdiste, nga kujdesi i madh që treguat kuptuam pse shqiptarët të duan kaq shumë.

Bandiç: Jam njeri normal, jam social.

Elvisi: Kancelarja Merkel, do të largohet nga poltika. Po ju kur do largoheni?

Bandiç: Ky është mandati im i gjashtë si kryebashkiak. Herën e gjashtë duhet të punoj më shumë se pesë herët e para.

Elvisi: Shkoni nëpër spitale dhe i vizitoni pacientët në shtëpi?

Bandiç: Punoj me dashuri, puna e kryebashkiakut është të jetë baba i mirë i qytetit. Të jëtë në shërbim të të gjithëve./BalkanWeb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme