Deklaratat e ish kryeministrit Sali Berisha në Opinion ndaj Hashim Thaçit kanë bërë që ky i fundit të ketë një reagim të ashpër dhe me akuza të forta.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, presidenti i Kosovës thotë se Berisha punoi tërë jetën duke përçarë kombin dhe vendin.
“Tiparet e malësorit i humbi duke i shërbyer bllokut në vitet e diktaturës. Ai gjithmonë thirret në emër të veriut të Shqipërisë, edhe pse tri dekada, me politikën e tij, veriun e la në gjendje të mjerueshme dhe në izolim. Veriun e shfrytëzoi vetëm për të nxitur konfliktin veri-jug (kujto vitin 1997). Për shkak të krimeve të tij, ai tash e tri dekada nuk ka guxim si qytetar i lirë ta vizitojë tokën ku ai lindi, trevën në të cilën u rrit, sepse me veprimet e veta mbolli përçarje dhe vëllavrasje”, shkruan mes të tjerash Thaçi, ndërsa emrin e ish-kryeministrit Berisha e shkruan me iniciale (S.R.B – Sali Ram Berisha)
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”