Bajram Qerkini nga shoqata “Zëri i Prindërve” posedon një dokument me vend ndodhje të varrezave të një numri të madh të personave që konsiderohen ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Janë mbi 1600 persona që ende nuk dihet fati i tyre e për të cilët familjarët që 20 vjet janë duke pritur një përgjigje për ta.
“Institucionet i kanë këto dokumente. Nuk kanë filluar t’i gjejnë këto lokacione. Këta nuk e kanë njet me punu seriozisht. Nëse merren seriozisht këto shkojnë shpejt se janë të sakta. Te gjithë kanë faj se nuk është dashtë me bisedu pa i gjete të zhdukurit”.
Qerkini në një intervistë për arbresh.info tregon se në dokumentet që posedon ai janë me skica të vizatuara varret e personave të vrarë në luftë.
Sipas tij, këtë dokument e posedojnë edhe institucionet e vendit por ende nuk kanë filluar gërmimet.
Në këto dokumente, Qerkini tregon se janë varreza të komunës së Vushtrrisë, Ferizajt dhe të Mitrovicës por edhe vendeve tjera.
“Të gjithë emrat që janë këtu do të dalin në breg. Besoj se me themelimin e Tirbunalit të gjithë do të marrin dënimin e merituar”.
“Këto janë fakte të ushtrisë dhe të policisë të organizuar me komandantë me emra dhe mbiemra me kode dhe urdhra të dikujna. Këto kom vendos me i shpall dhe i kam të ruajtura nga data 09.04.2013”.
“Të gjitha këto dokumente me nuk do të ketë fjalë me rrotulla por me argumente. Ka ardh koha me i hap qeto na çka i kemi dokumente. Kam prit me marr hala dokumente por dikush m’i ka ndal atë vijën që i kam marrë”.
Ai beson që me themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar do të dënohen të gjithë kriminelët serb që kryen gjenocid në Kosovë./arbresh.info/
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...