Google ADS

Feronikeli barazohet me Besën

23:10 | 24 Maj 2019
Arbresh.info

Feronikeli ka arritur ta fitojë Digitalb Kupën e Kosovës për edicion 2018/19.

Kampionët e ri të Kosovës e kanë shkatërruar në finale Trepçën ’89 pasi e kanë mposhtur me rezultat të thellë 5-1.

Falë triumfit të sotëm, Nikli e ka çuar në tre numrin e Kupave të Kosovës, duke u barazuar me Besën.

Ndërkohë në pozitën e parë me më së shumti Kupa të Kosovës mbetet skuadra kryeqytetase Prishtina që ka fituar katër Kupa pas luftës.

Nga njëherë në këtë garë të madhe shtetërore kanë triumfuar edhe Drita, Gjilani, Besiana, KEK-u, Kosova e Prishtinës, Vëllaznimi, Hysi dhe Trepça ’89. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme