Google ADS

Shpërthen sërish vullkani në Bali, anulohen fluturimet

22:48 | 24 Maj 2019
Arbresh.info

Janë anuluar fluturimet në Bali pasi shpërthimi i vullkanit shkaktoi tym të dendur në mbi nëntë fshatra.

Aeroporti i Balit ka anuluar të paktën katër fluturimeve pas shpërthimit të Mount Agung, që shpërndau hi mbi ishullin jugor indonezian, transmeton portali arbresh.info.

Shpërthimi ndodhi rreth katër minuta e 30 sekonda, duke shpërndarë llavë dhe gurë të flaktë rreth tre kilometra nga krateri, tha agjencia kombëtare e katastrofave.

Agjencia shtoi se nuk po ngrinte nivelin e alarmit për vullkanin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme