Google ADS

Beqaj: Me ‘aferën e fajdeve’, dëmi ndaj Kadri Veselit është shkaktuar pavarësisht epilogut juridik

21:56 | 24 Maj 2019
Arbresh.info

Njohësi i zhvillimeve politike, Behlul Beqaj, ka thënë se me publikimin e aferës së fajdeve, dëmi ndaj Kadri Veselit, PDK-së dhe Kosovës tashmë është shkaktuar.

Beqaj, në RTV Dukagjini, ka thënë se të gjithë ata që kanë sulmuar Kadri Veselin si shef të SHIK-ut, iu bashkëngjiten atij duke dalë më të dyshimtë ata se vet Kryetari i Kuvendit.

Njohësi i zhvillimeve politike ka thënë se me aferën e fundit të fajdeve përmendja e Kadri Veselit është për herë të parë në një çështje konkrete.

Ai ka thënë se vet fakti që kjo lëndë është parashkruar në vitin 2012 lenë shumë dyshime se aty janë përfshirë shumë akterë dhe aktorë përfshirë edhe ata nga PDK.

“Edhe në variantin më të mirë sikur ky rast të ketë epilogun përfundimtar se emri i Kadri Veselit nuk ka lidhje me fajdet, shumica apo të gjithë qytetarët do të dyshojnë në angazhimin e Kadri Veselit”, tha Beqaj, përcjell Telegrafi.

“Pra, shkurt dëmi për denigrimin e Kadri Veselit është shkaktuar pavarësisht epilogut juridik. Dëmi për PDK-në është shkaktuar për faktin se Veseli është kryetar i kësaj partie. Dëmi për imazhin e Kosovës është shkaktuar pasi është kryetar i Kuvendit”, shtoi më tej Beqaj.

Beqaj ka thënë se me publikimin e kësaj afere edhe pozicioni i Kosovës në bisedime do të dobësohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme