Deputetët që nuk planifikojnë të mbështesin ligjin për Prokurorinë Publike mund të shkelin besueshmërinë në sytë e opinionit ndërkombëtar. Kjo u tha nga ambasadorja e Britanisë në vend në një intervistë për “24 analiza”, Rachel Galloway.
“Unë nuk kam informacion nëse ata do të arrijnë të bien dakord OBRM dhe LSDM por i inkurajoj ata … Ligj pa OBRM-në, nuk e di nëse do të kishte shkelur besueshmërinë e procesit të Përzhinos, por do të shkelte besueshmërinë e deputetëve të cilët nuk bashkëpunojnë për çështjet më të rëndësishme me të cilat merret Kuvendi”, tha Galloway.
Nëpërmjet votimit për këtë ligj reformash, çështja e PSP-së është zgjidhur dhe vazhdimi i punës së tyre është i rëndësishëm për qytetarët që të shohin që të gjitha proceset të kalojnë në mënyrë transparente dhe se ka përfundime gjyqësore. Me përjashtim të rasteve të PSP-së, ambasadorja nga Mbretëria e Bashkuar rekomandon që gjykim duhet të ketë edhe për porositësit e ngjarjeve të “27 prillit” që të kthehet besimi tek qytetarët.
Ambasadorja Galloway foli edhe për Vetingun e paralajmëruar në vend.
“Nuk e di përgjigjen për këtë pyetje dhe nuk i di të gjitha rastet në detaje, nëse proceset janë të arsyeshme … veting duhet të jetë pjesë e një procesi më të gjerë. Nuk mund të bëhet nga disa individë, nëse qeveria thotë për një veting më të gjerë atëherë është mirë … “, tha Galloway./Telegrafi/
Gjest shembullor nga Dardanët/ Nderojnë luftëtarin e UÇK-së ...
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ...