Trump thotë se ‘ndjehet keq’ për Theresa May pavarësisht kritikave ndaj saj

20:09 | 24 Maj 2019
Arbresh.info

Donald Trump ka thënë se ndjehet keq për largimin e kryeministres Theresa May, përkundër që në mënyrë të përsëritur e ka kritikuar për mënyrën se si e ka trajtuar Brexitin.

“Ndjehem keq për Theresën, më pëlqen shumë. Është një grua e mirë, ajo ka punuar shumë. Ajo është shumë e fortë”, i tha ai gazetarëve para Shtëpisë së Bardhë, transmeton portali arbresh.info.

“Ajo ka vendosur të bëjë diçka për të cilën disa njerëz u befasuan, disa jo. Është për të mirën e vendit të saj”.

Komentet e zotit Trump erdhën pasi kryeministrja, nën presion të madh nga anëtarët e zgjedhur të partisë së saj, njoftoi me lot në sy se do të qëndrojë si udhëheqëse deri më 7 qershor, por do të mbetet si kryeministre deri të zgjidhet një pasardhës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme